Filmi “Martesa” do të shfaqet në Amsterdam në kuadër të festivalit Roze Filmdagen.
Drama e një trekëndëshi të dashurisë ku luajnë Adriana Matoshi, Genc Salihu dhe Alban Ukaj, në rolet kryesore, do të shfaqet më 10 mars në orën 15:30 dhe më 16 mars në orën 17:45.
Nga 8-18 mars mbahet Roze Filmdagen Festival – festivali ku shfaqen filma që lidhen me jetën e komunitetit LGBTQ.
Filmi po shfaqet edhe në Kosovë dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e shikuesve kosovarë.