Filozofi francez Lévy: Serbia e ka ende Milosheviqin

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 09:45 | Nga

Filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy ka thënë se Serbia e ka ende Milosheviqin e vet në pushtet, transmeton Koha.net.
“Në Serbi njerëzit kanë liri, por MiIosheviqi është ende në pushtet: Milosheviq sërish, MIlosheviq në minus 20 dhe Milosheviq pa luftë”, përcjell al jazeera.

“Kryetari juaj saboton ballafaqimin me të kaluarën dhe vajtimet ndaj tmerreve në Bosnjë, spastrimet etnike në Kosovë dhe manipulimet mediale ndaj qytetarëve të Serbisë. Njëkohësisht kryetari juaj pohon të jetë europian dhe se dëshiron që Serbinë ta fusë në Europë. Europianët e luajnë këtë lojë, duke llogaritur edhe Francën, dhe, pa asnjë vërejtje, i marrin për të vërteta këto deklarata”, ka thënë Lévy.

Ai ka shtuar se tash e një shekull ekziston i njëjti perceptim për Ballkanin: Popujt rebelë me prirje për probleme e luftëra e me pak prirje për demokraci, e meritojnë vetëm padronin që i ruan.

“Njëfarë kombinimi Victor Orban e Recep Tayyip Erdogan”,mendon Lévy.

Bernard Henri Lévy ka qëndruar në Beograd dhe atje është sulmuar fizikisht për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Bosnjës e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme