Andy Murray ka pritur disa orë që të mësojë se kush do të jetë rivali i tij në finale e tenisit në “Rio2016”.
Pas një ndeshje të forte mes spanjollit Rafael Nadal dhe argjentinasit Juan Martin Del Potro, ky i fundit ka triumfuar me rezultat 2-1 në sete, teksa në setin e fundit pas një lufte të fortë, Del Potro fitoi 7-6.
Paraprakisht britaniku Andry Murray ka mposhtur japonezin Kei Nishikori me rezultat të pastër 2-0.
Finalja pritet të jetë luftë titanësh, edhe pse Murray konsiderohet favorit.