Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është finalizuar doracaku zyrtarë për dhënien e provimit të patentë shoferit për të gjitha kategoritë.
Aliu në Facebook , ka thënë se tani ka mbetur vetëm të bëhet lektorimi.
“Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Me anë të këtij doracaku, kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë”, ka shkruar ai.