LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me Nismën në orët e vona derisa nesër pritet të nënshkruhet.
Klan Kosova merr vesh se Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.
Sot gjatë ditës LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në.
AAK do t’i ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.