Sonte nga ora 19:00, në “Arenën Kombëtare”, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit.
Të dyja skuadrat kërkojnë një trofe si dhuratë për festat e fundvitit, por vijnë në kushte të ndryshme.
Egnatia vjen si kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Kukësi është finalist i Kupës.
Ndërsa pavarësisht se Federata Shqiptare e Futbollit organizon këtë trofe, nuk siguron asnjë premio për ekipin fitues.