Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci janë kualifikuar në finale të plejofit të Superligës në basketboll pa shumë telashe. Secila skuadër fitoi serinë e saj gjysmëfinale me 3:0, por finalja, që nis të enjten (sot), do të jetë krejt ndryshe.
Përballë njëra-tjetrës do të jenë Z Mobile Prishtina, që nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë stinor në gara vendore, e për këtë edhe llogaritet favorite e madhe dhe Rahoveci, befasia më e madhe e këtij stinori, transmeton Koha Ditore.
Seria finale hapet me ndeshjen që sot (19:00) luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.
Prishtina e ka mposhtur pesë herë Rahovecin këtë stinor, katër herë në kampionat dhe një herë në finale të Kupës.
Por, ngritja e formës së lojotarëve, përkrahja e madhe e tifozëve dhe euforia që ka kapluar qytetin pas hapjes së palestrës, bën që te klubi Rahoveci të mendojnë edhe për titullin, ndonëse e pranojnë se Prishtina është favorite e madhe.