Financial Times: Shqipëria para Serbisë në BE

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 13:49 | Nga

Pas publikimit të Strategjisë së Zgjerimit nga Komisioni Evropian, del të jetë se pas një kohe të gjatë Bashkimi Evropian është gati të zgjerojë kufijtë e saj.

Rreth kësaj çështje edhe në fund të vitit që e lëmë pas Jean Cloude Juncker bëri premtim se do t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, perspektivën për të punuar në mesin e vendeve të tjera anëtare të BE-së, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa pas publikimit të Strategjisë së Zgjerimit, sipas një artikulli të publikuar nga Financial Times, thuhet se Shqipëria mund ta kapë Europën madje para Serbisë.

Më tej në artikull shkruan se Serbia ka bërë disa përparime në marrëdhëniet me Kosovën, megjithatë ka një rrugë të gjatë përpara, pasi ndikimi i BE-së atje është pakësuar dhe këtë e tregoi një sondazh ku vetëm 26% e serbëve mendojnë se anëtarësimi në BE do ishte një gjë e mirë.

Megjithatë strategjia ka kushte dhe rregulla strikte e sipas Financial Times, BE ka theksuar se përparimi drejt anëtarësimit do vlerësohet objektivisht dhe se në teori, çdo shtet mund të arrijë përparësitë e tanishme. Këtu përmenden përpjekjet e fundit nga vende si Shqipëria dhe përgjigjet ndaj dyshimeve se Serbisë po favorizohet, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme