Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse mbi hapësirën e tyre ajrore

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar gjithashtu se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë – që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet, shkruan BBC.

Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme