Finlanda e Vushtrria shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në përpunimin e drurit

Vushtrri | 11 Pri 2018 | 17:31 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit për projektet e Komunës së Vushtrrisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Stjernvall e Tahiri kanë biseduar për mundësinë e binjakëzimit të Vushtrrisë me një qytet në Finlandë, pastaj rritjen e kontributit për Vushtrrinë, të diasporës vushtrriase që jeton në Finlandë”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se Tahiri dhe Stjernvall kanë biseduar po ashtu lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve që merren me përpunimin e drurit, me të cilin Vushtrria është e njohur në Kosovë. Ata, po ashtu, kanë biseduar për projektin e komunës së Vushtrrisë për Qendrën e Inovacionit.

Ndërsa ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall ka shprehur interesimin për projektet e Vushtrrisë dhe për mundësitë që Finlanda të mbështesë komunën e Vushtrrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme