Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka zbuluar se përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e izoluar deri me 5 shtator.
Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës do të hyjnë në karantinë, në një qeder Sportive në rrethinën e Helsinkit, para ndeshjes me Finlandën.
Këtë e ka konfirmuar selektori i Kosovës, Albert Bunjaki gjatë një konference për media.
“Do të jemi të izoluar nga 1 deri me 4 shtator, nuk do të ketë media e as nuk do të ketë familjarë të lojtarëve në grumbullimin tonë, na duhen katër ditë qetësi”, ka deklaruar Bunjaki.