Finlanda ka shkarkuar dy ditë më parë trajnerin, Hasse Backe, derisa sot ka emëruar pasardhësin e tij.
Është Markku Kanerva, ish-mbrojtësi i Finlandës, që karrierës i dha fund vitin e kaluar.
Kanerva ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.
Backe u shkarkua pas rezultateve të dobta, ku mori një pikë në katër ndeshje. Barazim mori ndaj Kosovës më 5 shtator dhe pikërisht kjo ndeshje ishte arsyeja më e madhe e shkarkimit të tij.
Ndeshja tjetër, Kosovë – Finlandë, luhet më 5 shtator të vitit të ardhshëm.