Klubet italiane vazhdojnë t’i konfirmojnë emrat e anëtarëve të tyre të prekur nga coronavirus.
Pandemia që ka pushtuar thuajse gjithë shtetin italian ka prekur edhe disa nga futbollistët.
Daniele Rugani ishte futbollisti i parë nga Serie A i prekur nga kjo pandemi, për të vazhduar te Manolo Gabbiadini i Sampdorias.
Klubi bardhekaltër i Sampdorias, konfirmoi ditën e mbrëmshme se lojtarët tjerë si Omar Colley, Morten Thorsby, Albin Ekdal dhe Antonio La Gumina gjithashtu kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Edhe te Fiorentina ka të prekur nga virusi, pasi i pari ishte sulmuesi Dusan Vlahovic.
Gjatë ditës së sotme klubi vjollcë ka konfirmuar se edhe sulmuesi Patrick Cutrone, mbrojtësi German Pezzalla si dhe fizioterapisti Stefano Dainelli kanë rezultuar pozitiv pas testeve të bëra.
“ACF Fiorentina njofton se, pasi kishin disa simptoma lojtarët Patrick Cutrone e Germam Pezzalla si dhe fizioterapisti Stefano Dainelli kanë rezultuar pozitiv me coronavirus”.
“Që të tre janë me shëndet mirë dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit italian.