Mozilla po punon shumë për ta ulur harxhimin e memories në browserin e vet Firefox, ndërsa një nga azhurnimet e ardhshme të mëdha të kompanisë mund të sjellë përmirësime në këtë fushë, raporton Softpedia.
Firefox 67 mund të vijë me funksionin i cili automatikisht i stopon tabet e papërdorura, gjë që do ta zvogëlonte teknikisht shfrytëzimin e memories dhe do ta përmirësonte performancën, veçanërisht në pajisjet nga segmenti i ulët i tregut.
Funksioni tashmë është në dispozicion në buildin Nightly të Firefoxit, dhe pritet të jetë pjesë e një versioni stabil në të ardhmen. Me siguri kjo do të jetë brenda versionit Firefox 67, i cili pritet në maj, shkruan KOHA Ditore.
Funksioni i stopon tabet që nuk përdoren dhe përmbajtja e të cilave në prapavijë e harxhon memorien pa arsye. Sistemi do të bazohet në listën e prioriteteve dhe fillimisht do t’i analizojë tabet e rregullta dhe të pinuara. Pas kësaj do të verifikohen tabet të cilat lëshojnë tingull.
Opsioni do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat e mbështetura për desktop, duke përfshirë Windows, Linux dhe macOS.