Firmino rikthehet në stërvitje të plotë, pritet të jetë i gatshëm për finale

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino sot ka stërvitur së bashku me bashkëlojtarët e tij, ka konfirmuar klubi anglez.

Ai kishte pësuar një lëndim muskulor që e kishte lënë jashtë fushës për tre javët e kaluara, megjithatë ai pritet të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, transmeton Koha.net.

Liverpooli ka konfirmuar se ishte pjesë e stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës në Marbella, megjithatë gjendja e tij do të shikohet nga afër në ditët e ardhshme për t’u siguruar se do të jetë i gatshëm për finalen ndaj Tottenhamit.

Të ngjashme