Një thënie e kolosit të letrave Gjergj Fishta parapëlqehet ndër shqiptarë dhe zihet ngoje në çdo festë fetare, çfarë është e sotmja e Fitër Bajramit.
“Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e Fishtës rikujton se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.