Sigal Prishtina, në vazhdën e përforcimeve për edicionin e ri, kan rikthyer Fisnik Rugovën.
Klubi më i suksesshëm në Kosovë, krahas pos këtij përforcimi, ka treguar se ka arritur marrëveshje me ‘’Royal Medical Hospital’’. Të gjithë lojtarët e klubit do t’i nënshtrohen një testi mjekësor para nënshkrimit të kontratës. Kjo ndodh për herë të parë në një klub nga Kosova.
Para gazetarëve foli drejtori i klubit prishtinas, Luan Maloku, i cili tha se rikthimi i Fisit vjen pas lojërave të mira që ai ka bërë në vitet fundit. Sipas tij, Rugova është ndër më të mirët në pozitën e tij sa i përket lojtarëve vendës.
Nga ana tjetër, Maloku shprehu zhgënjimin për kushtet dhe situatën nëpër të cilën po kalon ky klub. Për këtë qëllim, ata kanë thirrur një tryezë që të gjendet zgjidhje për palestrën e sporteve në kryeqytet.
Ai ndër tjerash nuk la pa e kritikuar edhe Institucionet qeverisëse si Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Sportit dhe AKP-në. Ai tha se si kanë mundur të shkojnë në Brazil për Rio e të mos munden të vijnë në tryezën e organizuar të premten nga klubi.
Fisnik Rugova u pa shumë i gëzuar me rikthimin e tij, aty ku mori hapat e parë të basketbollit.
“Po është e vërtetë se kam arrit marrëveshje dy vjeçare me klubin, më ka pëlqyer mjaftë shumë projekti për këto dy vjet që do të jemi së bashku dhe mendoj se do të arrijmë të gjitha qëllimet dhe objektivat tona”, tha Rugova.
Ai ndër tjerash tha se qëllimi kryesor është të kalojnë fazën e grupit në EuropeCup.