Samsung bëri të ditur ditën e sotme se planifikon të rikuperojë dëmin katastrofik të shkaktuar nga Galaxy Note 7, ngjarje e cila rezultoi me rënien e fitimit në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta shkroi agjencia e lajmeve Reuters.
Gjigandi Koreano-Jugor tha se po zgjeron hetimin ndaj shkaqeve të problemit me baterinë e Galaxy Note 7 për të siguruar investitorët se diçka e tillë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.
Ndryshime në bordin drejtuesin do të ndjekin pas një prej dështimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë. 48 vjeçari Lee, djali i patriarkut Lee Kun-Hee, i cili u shtrua në spital pas problemeve me zemrën, do të marrë një rol të veçantë në grupin e pajisjeve të rangut të lartë.
Prodhuesi numër 1 i telefonave në botë raportoi një rënie të ardhurash me 96% për tre mujorin e tretë të vitit krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat e kompanisë ishin 4.57 miliard dollar ndërsa fitim vetëm 87.63 milion dollar.
Dështimi i Galaxy Note 7-tës ndikoi edhe në GDP e vetë Koresë së Jugut e cila ra me 0.1 deri në 0.2 pikë përqindjeje thanë zyrtarët e Ministrisë së Financave të këtij vendi. /PCW/
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/teknologji/40-e-perdoruesve-te-tanishem-kurre-nuk-te-blejne-samsung/