“Fitimi i trofeve është në ADN-në e Liverpoolit”

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 16:50 | Nga

Jordan Henderson është paraqitur në konferencë për shtyp para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Të shtunën Liverpool zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Kiev.

Kapiteni Henderson, ka thënë se është në ADN-në e Liverpoolit që të fitojë trofe, duke qenë optimist para finales me Real Madridin.

“Është në ADN-në e Liverpoolit që të fitojë trofe. Ne si ekip dëshirojmë të fitojmë trofe për ne, tifozët dhe klubit”, ka deklaruar Henderson.

“Ne sigurisht që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë”.

“Real Madrid janë një ekip fantastik me lojtarë fantastikë. Edhe ne po ashtu kemi lojtarë të mëdhenj, nëse luajmë ashtu siç dimë, ne mund t’i mposhtim ata”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme