Fitojnë Lakers e Warriors, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa nga skuadrat e mëdha që vuajtën për të fituar.

Los Angeles Lakers ka arritur të fitojë me shumë mund në udhëtim te San Antonio Spurs në kohën shtesë me rezultat 125-121.

Një fitore të vështirë e mori edhe Utah Jazz në shtëpi, duke arritur të triumfojë ndaj Denver Nuggets me shifrat 122-110.

Triumf paksa më komod mori New York Knicks, që ia doli të fitojë ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 112-99.

Fitore në këtë rreth mori edhe Golden State Warriors që në udhëtim mposhti Oklahoma City Thunder me shifrat 106-98.

Me vetëm dhjetë pikë dallim, Dallas Mavericks dolën triumfues ndaj Houston Rockets me rezultat 116-106.

Të ngjashme