Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Feronikelit 74 me rezultat 0:3.
Edvin Kuc, Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi shënuan për fitoren e mysafirëve.
Kjo fitore e ngrit Ballkanin në kuotën e 26 pikëve dhe u ikën ekipeve përcjellëse për katër pikë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet i teti në tabelë me 11 pikë gjithsej.
Drita ka gabuar në luftën për titull, duke barazuar 1:1 me Lirinë.
Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi, kurse për një pikë të fituar u përkujdes Tjiueza.
Kësisoj, Drita tani ka 22 pikë, katër më pak se Ballkani që i prin renditjes tabelare.
Kurse, Liria mbetet e parafundit me shtatë pikë gjithsej.
Pa fitues dhe pa gola u mbyll dueli në Klinë mes Dukagjinit dhe Llapit.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina bën një hap prapa në garë për titull, teksa tani gjendet në vendin e tretë me 20 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani.
Kurse, Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 13 pikë të grumbulluara.