Ferizaj ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drenica 0-2.
Skuadra bardhekaltër ka shkaktuar një befasi jashtëzakonisht të këndshme teksa ka mposhtur drenicasit në Skenderaj.
Ishte kapiteni i Ferizajt, Dardan Çerkini që me dy golat e shënuar i ka siguruar ekipit të tij një triumf jashtëzakonisht të madh.
Çerkini golin e parë e shënoi në minutën e 20-të kur me një goditje të fortë mposhti portierin vendas për 0-1.
E në përfundim të pjesës së parë, Çerkini realizoi edhe njëherë për ta dyfishuar epërsinë e Ferizajt.
Deri në fund të ndeshjes, Drenica tentoi të bënte diçka më shumë, por nuk ia arritën kundër mbrojtjes së fortë të mysafirëve.
Kësisoj ‘Ujqit’ morën tri pikë të arta nga kjo përballje dhe tani kanë shtuar gjasat për mbijetesë.
Pas 17 xhirove, Ferizaj ndodhet e 10-ta në tabelë me 18 pikë të grumbulluara, derisa Drenica mbetet e gjashta me 24 pikë. /Telegrafi/