Atalanta ka triumfuar thellë 7:2 të dielën në udhëtim ndaj Lecces, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A në futboll.
Kolumbiani Duvan Zapata (22’, 54’, 62’) shënoi tre gola për Atalantan, ndërsa nga një e realizuan Josip Iliçiq (47’), Luis Muriel (87’), Ruslan Malinovsky (90’), si dhe një autogol e shënoi Giulio Donati.
Për Leccen shënuan Riccardo Saponara (29’) dhe Donati (40’).
Atalanta pas 25 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e katërt me 48 pikë. Lecce zë vendin e 16-të me 25 pikë nga 26 ndeshje.