Manchester United ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Feyenoord në Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka mposhtur Feyenoordin me rezultat të thellë prej 4:0 në Old Trafford.
Golat për ”Djajtë e Kuq” i shënuan Rooney (’35), Mata (’70), Jones (og,’75) dhe Lingard (’90) për rezultatin final 4:0.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, Man United gjendet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Feyenoordi në vendin e tretë me 7 pikë.
Ndërkaq në vendin e parë të këtij grupi renditet Fenerbahce pas fitores së sontme ndaj Zoryas me rezultat 2:0.