Brooklyn Nets nuk ndalen më dhe formacioni i drejtuar nga trajneri kanadez Steve Nash regjistroi fitoren e tetë radhazi, teksa mundi thellë ekipin e Orlando Magic.
Duke lënë mënjanë periodën hapëse Nets dominuan pjesën e mbetur të takimit, duke udhëhequr gjatë gjithë kohës në rezultat.
Në New York, në Barclays Center përpara vetëm 327 spektatorëve franchise nga Florida shkoi tre herë në +10 gjatë 12’ të parë, megjithatë ekipi i Brooklyn-it ktheu gjithcka që në pjesën e parë duke shkuar në interval me epërsinë e 18 pikëve.
Gjërat precipituan në pjesën e dytë dhe morën përmasa akoma më të mëdha për vendasit, që në castet e fundit madje prekën edhe avantazhin e 40 pikëve. Fitorja e dytë në po kaq përballje në gjashtë javët e fundit dhe e treta radhazi për skuadrën e Brooklyn-it në përballjet ndërmjet tyre.
Falë suksesit 129-92 Nets po shijojnë një ecuri pozitive që i mungonte këtij franchise që nga viti i largët 2006, për më tepër ekipi i drejtuar nga Steve Nash ia doli mbanë për të siguruar fitoren e gjashtë rresht pa sulmuesin kryesor Kevin Durant. Kyrie Irving e mbylli takimin me 27 pikë e 9 asist në dicka më shumë se gjysmë ore lojë, ndërsa James Harden e ndihmoi skuadrën e tij me 20 pikë, 9 topa të rekuperuar dhe 7 asist.
Ekipi teksan udhëhoqi 15-13 dhe 18-16, megjithatë këto ishin edhe dy rastet e vetme kur miqtë e panë veten në avantazh, në këtë takim. Phila shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsinë e 16 pikëve, gjithsesi në vazhdim skuadra e drejtuar nga trajneri veteran Doc Rivers administroi me qetësi avantazhin, për të fituar krejt ndeshjen me shifrat 111-97. Në Wells Fargo Center spikati sërish sulmuesi nga kameruni Joel Embiid me 23 pikë e 9 rebound, ndërkaq vendasit e kufizuan yllin slloven Luka Doncic në vetëm 19 pikë. Te 76ers Ben Simmons dhe Seth Curry e mbyllën mbrëmjen me nga 15 pikë secili, ndërsa veterani Dwight Howard nga stoli kontribuoi me 14 pikë e 8 topa të rekuperuar. Philadelphia aktualisht udhëheq në Lindje me 22 fitore e 11 humbje, por 76ers kanë gjithashtu edhe një ndeshje për të zhvilluar krahasuar me ndjekësit më të afërt të Brooklyn Nets.
Një ndër ndeshjet më të forta të ditës u luajt në Wisconsin, në Fiserv Forum, ku përpara 1.800 të pranishmëve ekipi i Milwaukee Bucks mundi me shumë vështirësi formacionin e Neë Orleans Pelicans. Përfundimisht falë triumfit 129-125 ekipi i drejtuar nga trajneri Mike Budenholzer siguroi fitoren e katërt radhazi për Bucks pas plot pesë humbjeve rresht. Një fitore shumë e rëndësishme për vendasit, për më tepër vetëm tre javë pas humbjes së pësuar në Luizianë, nga skuadra e veteranit Stan Van Gandy.