Fitorja e Agim Aliut në Ferizaj: E pritshme, rezultat i punës

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e pastër e Agim Aliut të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj u përsërit edhe në këto zgjedhje lokale me 56%.

Aliu tha se fitorja e tij ishte “e prtishme” si dhe “rezultat i punës”.

“Ka qenë e pritur. Në fakt është pritur për shkak të punës, angazhimeve, takimeve, dhe pritjeve të qytetarëve. Dua t’i falënderoj të gjithë”, u shpreh Aliu.

I pari i Ferizajt po ashtu tha se ka qenë fitore edhe numri i ulëseve në Kuvendin e Komunës, e që sipas tij, ky ka qenë njëri prej qëllimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Të ngjashme