Fituesi i vetëm sot në veri është Vuçiqi

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 23:41 | Nga Artan Behrami

Vuçiqi po përballet me presion të brendshëm. Për të mbijetuar politikisht, ai synon të dhezë konflikte në veri të Kosovës.

Dhe, sa herë që Vuçiqi ka nevojë për një kornizë që e forcon atë politikisht, Albin Kurti del vullnetar për t’i dalë në ndihmë!

Vuçiqi sot urdhëroi bandat kriminale që të ushtrojnë dhunë mbi Policinë e Kosovës dhe KFOR-it, derisa në Serbi do të shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozicionin e tij përballë presionit opozitar.

Fituesi i vetëm sot në veri është Vuçiqi.

Kosova me politika kamikaze dhe të çmendura i rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA-në, derisa krijoi parakushte për rikthimin e Rezolutës 1244 në veri, duke aktivizuar KFOR-in, EULEX-in dhe UNMIK-un.

Të ngjashme