Më duhet të bëhem serioz kur
të shkruaj : Rrahman
Jashari , fitues i Çmimit Pulicer për Lesh (t ) ërsi dhe , së bashku me Ismail
Kadarenë , kandidat permanent për Çmimin Nobel për Letërsi dhe të cilin do ta
fitojnë kur të bënë shelnja rrush , më kritikoi se po shkruaj analiza
humoristike të cilësisë së dobët dhe këtë e mora me shumë seriozitet. Po ta
thoshin këtë konstatim Rexhep Qosja , Enver Hasani , Milazim Krasniqi , Agim
Vinca dhe të tjerë që kanë shkruar shumë libra , me siguri se do të shpërfillja
këtë kritikë . Por , meqë këtë e thotë një autoritet i pranuar kombëtarisht dhe
ndërkombëtarisht në planin intelektual , një eseist i shquar , kritik i artit ,
romansier me nam , kurator dhe kolektor i thënieve më të mençura në botë,
ekspert i arsimit dhe doktor i shantazhimit , më duhet seriozisht të
konsultohem me ndonjë ekspert që bënë humor të mirë si puna e Rasim Thaçit –
Cimës dhe Hashim Thaçit – Shimës apo , ndoshta do të ishte më mirë të shkojë në
një trajnim te Vedati i Stupcave apo Sahit Plisi në mënyrë që , pas trajnimit
të bëhem Behxhet Kapuçi ! Rrahman Jasharaj më ka keqkuptuar sepse unë kam
shkruar me respektin më të madh për të , madje me një respekt që ai nuk e ka
merituar me asgjë. Mirëpo , si njeri që shumë vonë kam filluar të lexojë , që
kam mbetur shumë prapa në formësimin dhe zhvillimin intelektual , me kompleks
të theksuar të mungesës së autoritetit dhe me një rritje të kompleksit të
inferioritetit , frymëzimin e kam gjetur te prononcimet , fjalimet ,
këmbëngulësia , zgjuarësia , kapaciteti
debatues dhe shantazhues e që , deri më sot gjithnjë e ka nxjerrë fitues , të
Manit të SBASHK-ut i cili , SBASHKU me Imerin – Homerin po bëjnë kërdi në
arsimin e Kosovës . Homeri , më kanë thënë sepse nuk kam njohuri për te , ka
qenë i verbër por se ka qenë erudit , e ka shkruar Iliadën. I verbër ka qenë
edhe Hoze Felisiano , Stiv Uonder dhe
Andrea Boçelli por se kanë parë shumë më tepër dhe më larg se Rrahman Jashari ,
me dy sy në ballë që po e shkatërron arsimin në Kosovë me brutalitetin e një
paramilitari i cili , me pandjeshmërinë dhe papërgjegjësinë ndaj fëmijëve
shkollarë , për qëllime të përfitimit ekskluzivisht material për veten dhe
gardën pretoriane po prodhonë pasoja të pariparueshme. Për fat të keq , në një
mjedis krejtësisht të kontaminuar , fara e injorancës që po e mbjellë Rrahmani
dhe shoqëria , po gjenë tokë pjellore për t’u mbirë. Aq për Rrahmanin dhe
rrahmanët e tjerë , madje shumë kohë i
kushtova në një spot publicitar të cilin nuk ia pata kushtuar as njërit ndër
themeluesit e një partie të madhe në Kosovë , Rrahman Morina !
Fushata zgjedhore dhe një
thirrje drejt një varri për të dalë i pari : Fushata ilegale e subjekteve politike pati
filluar disa muaj më parë ndërsa fushata e lejuar nga Valdete Daka fillon me 25
shtator dhe zgjatë deri me 5 tetor 2019. Kur ta kemi parasysh përbërjen e
partive dhe koalicioneve , personaliteteve të shquara dhe të pashquara ,
ardhacakëve për të ndërtuar një karrierë dhe të linçuarit si pasojë e në fleksibilitet , atëherë mund të thuhet
se është duke shkuar mirë dhe se çdo pritje mbi këtë nivel , do të ishte
joreale dhe improvizim. Grushtet dhe shpullat e ndara aty – këtu janë thjeshtë
nxemje para ditës së votimit . Krahasuar me zgjedhjet – fushatën në Indi ,
Pakistan , Afganistan , Mali , Kolumbi, Senegal dhe Sudan , nuk jemi edhe aq
keq , jemi Akademi e Demokracisë. Në fund të fundit , kur nuk ka ofertë të
realizueshme politike , ekonomike dhe
zhvillimore pse mos ta përdorim parimin olimpik
; “lojëra dhe argëtim..” Atë parimin kryesor olimpik se ; “ është me
rëndësi të marrësh pjesë .. “ e kemi plotësuar 100% sepse nuk mbeti kush pa
marrë pjesë në zgjedhje dhe pa u kandiduar për deputetë !
- Lidhja Demokratike e Kosovës : Është parti institucionaliste dhe nuk
mund të pëjashtohet nga asnjë proces që ka të bëjë me fatin e Kosovës .
Përjashtuar qeverisjen e fundit ku nuk ishte në koalicion , pas përfundimit të
luftës ishte hisedare e të gjitha tortave që ofron pushteti ; me të gjitha
meritat në fushën e finalizimit për shpallje të pavarësisë dhe ndërtimit të
shtetit të Kosovës gjithashtu bartë përgjegjësi për të gjitha dukuritë negative
siç janë korrupsioni , krimi i organizuar dhe nepotizmi për faktin se ka qenë
në krye të mekanizmave që është dashur t’i luftojë këto dukuri por se nuk e ka
bërë ( ministra për Punë të Brendshme , ministria e Drejtësisë ) sikur që i ka
udhëhequr edhe MASHT-in dhe ministritë
që janë përgjegjëse për zhvillim ekonomik. E ka privatizuar të ashtuquajturën
Akademi të Shkencave dhe Arteve të Analfabetizmit duke i bërë anëtarë sipas
kritereve partiake. Asnjëherë nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar
vrasjet e pasluftës të anëtarëve të LDK-së e që i cilëson si vrasje politike
ndërkaq , sot bënë përpjekje të fitojë poenë politikë pikërisht me këto vrasje.
Si një parti demokratike që për bazë duhet ta ketë tolerancën dhe bashkëpunimin
, në praktikë po e përdorë një fjalor përjashtues , hakmarrës dhe thuaja të
dhunshëm. Deri më tani nuk ka asnjë ofertë politike dhe ekonomike dhe oferta
kryesore mobilizuese janë vijat e kuqe
ndaj PDK-së por jo edhe ndaj Listës Serbe të Aleksandar Vuçiqin. Ende bënë
përpjekje të fitojë vota me varrin e Ibrahim Rugovës të cilin e përdorin
ekskluzivisht për nevoja elektorale. Rugova kurrë nuk ka thënë se duhet të
vjedhin , se duhet të ketë intolerancë ndaj partive tjera shqiptare . Isa
Mustafa , si një kirurg estetik i përkryer arriti ta balsamojë LDK –ës që të
duket bukur dhe si një trup unik pas luftës së madhe të brendshme që thuaja e
ç’katramoi këtë parti pas grushteve të shumëta , votimit me karrike dhe
mënyrave tjera alternative. Po Isaja e luajti për mrekulli aktin e fundit të
një tragji-komedie e që besoj se pas zgjedhjeve , Isa Mustafa nuk do të ketë
ndonjë interesim për LDK-në. Tash , e gjetën një figurë “ unifikuese “ , Vjosa
Osmani , varianti femërorë i Skendës , duke rënë në një trans dervishësh për
madhështinë e figurës së Vjosa Osmanit sikur që ajo , deri dje të ketë jetuar
në ndonjë planet tjetër e jo brenda LDK-së ku ishte margjinalizuar pikërisht
nga këta që sot po e himnizojnë ! Dhe Vjosa Osmani po sillet si kryeministre ,
pa ofruar asnjë koncept politik që do të përkrahej nga elektorati. Koncepti i
armiqësisë vetëm ndaj PDK-së dhe UÇK=-së , më shumë është mundësi dhe përparësi
për kryeministër të një shteti tjetër e jo për Kosovën. Thirrja se duhet të
mobilizohemi sikur në vitet e 90-ta për ta shpëtuar Kosovën , nga Serbia jo por
nga kush atëherë ?!!!, është kërkesë e kthimit në një kohë kur për shkak të një
politike nënshtruese dinjiteti njerëzorë dhe kombëtar pati rënë në nivelet më
të ulëta , në nivelet e një mentaliteti robi ku e vetmja filozofi ishte ;”
uleni kokën se na mbysin të gjithëve …”. Pa bërë asnjë dallim në baza
partiake dhe duke mos e mohuar kontributin e askujt e them se liria e Kosovës
dhe çlirimi i saj e ka vetëm një adresë ; te lufta e lavdishme e UÇK-së ,
pjesëtarë e të cilëve kanë qenë anëtarë të të gjitha partive të formuara më
vonë . Adresa e lirisë dhe çlirimit nuk është Prishtina dhe Velania por Drenica
dhe Prekazi . Këtu është shkruar Kushtetuta e përjetshme e shqiptarëve për liri
dhe njerëzit e mijëvjeçarit të kësaj Kushtetute janë ; Adem Demaçi në planin
politik dhe Komandanti Legjendar , Adem Jashari , në planin ushtarak. Lexova
dikund se Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin po e ndaka Muri i Berlinit . Mendova
se kjo ndarje ndërlidhet me kapacitetet e Vjosës dhe Albinit dhe , në rrethana
normale , të thuash se Vjosa është më e zonja se Albini , bënë mëkat me fjalën
tënde , duhet të shihni përreth nëse dikush rastësisht ju ka dëgjuar. Larg ,
shumë larg është Albini nga Vjosa , janë të pakrahasueshëm në çdo aspekt. Tash
po thonë se ndërkombëtarët nuk e duan Albinin prandaj , në këtë aspekt Vjosa
qëndron shumë më mirë , është shumë më fleksibile dhe bashkëpunuese ! LDK do të
garojë me PDK-ë për vend të parë dhe se premtimet për një koalicion
paszgjedhorë me LVV janë flluska elektorale. Ky koalicion nuk mund të ndodhë.
Dëshmitarë për këtë i kam Donald Tramp dhe Metju Pallmer sikur edhe senatorët
dhe ambasadorët e këtij shteti që vranë dhe kthjellë në tërë botën !
- Partia Demokratike e Kosovës : Nëse e analizoni pak me kujdes këtë
parti , atëherë fitohet përshtypja dhe jo vetëm përshtypja se po flasim për
LDK-në e dikurshme. Me një tolerancë thuaja nënshtruese , me një durim mahnitës
, me një kontrollim të habitshëm të emocioneve duke ofruar respekt dhe dashuri
, të cilës edhe nuk i besojnë aq shumë, po shpërndanë frymën e bashkëpunimit
dhe të tolerancës. Këtë e kanë trashigimi nga Hashim Thaçi – Shima kryetar i
përjetshëm i PDK-së që , edhe kur e sulmonin shumë përgjigja e tij ishte ; “ ju
dua “ ndonëse , sipas meje , përveç dashurisë platonike për atdheun , nuk ka
ndonjë dashuri tjetër përveç se pafundësisht e donë Bekim Çollakun ! PDK –ë ka
zgjedhur mënyrën më të mirë e të bërit fushtaë , duke u sulmuar nga të gjithë u
bë viktimë e një ekstremizmi politik prandaj u mobilizuan , burra dhe gra , ata
që ishin më parë dhe këta që u ngjitën së voni. Madje , granimi i dikurshëm nuk
po dëgjohet fare krahasuar me amazonat që aderuan tani. Nuk jam i sigurt se
kush e ka mësuar Kadri Veselin ta bëjë këtë listë por , me tërë injorancën time
e them se është listë e mirë , madje shumë e mirë. Është një kombinim i atyre
që i kanë votat e sigurta dhe atyre që kanë ardhur dhe që do të sjellin një
numër të madh të votave. Natyrisht se ka nepotizëm në këto lista por duhet ta
kemi të qartë se nepotizmi është ende vetëm si ofertë elektorale , besoj se pas
zgjedhjeve do të kemi tjetër situatë , nepotizmi do të fitojë në cilësi dhe në
sasi ! PDK –ë , me angazhimin e Hajredinit , ka fituar shumë në planin e
prezantimit të programit dhe se elokuenca e tij është mbresëlënëse krahasuar me
të tjerët . PDK , ka punuar shumë dhe po punon shumë në terren dhe , sikur edhe
LDK –ë ka arritur t’i amortizojë rrymat dhe kundërshtimet në parti . PDK mund
edhe t’i fitojë zgjedhjet mirëpo , në asnjë rretahnë nuk do të mbetet jashtë
proceseve që e presin Kosovën pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 . Dëshmitarë për
këtë i kam ; Donald Trampin , Metju Pallmer , senatorët e këtij shteti sikur
edhe ambasadorët. Unë , po të isha në vend të PDK-së dhe Kadri Veselit , edhe
nëse do t’i fitoja zgjedhjet , bisedimet do t’i lëja LDK-së apo dikujt tjetër
që ka vullnet dhe gatishmëri . Një propozim për kadri Veselin ; kur ta luftoni
korrupsionin dhe krimin e organizuar filloni nga sporti kosovar që udhëhiqet
nga persona të kriminalizuar dhe të korruptuar !
- Lëvizja Vetëvendosje : Nuk do të ndahet keq me vota por as nuk
do të bëjë koalicion me LDK-në. Nuk e bëri ate parazgjedhorë jo se ishte në
pyetje posti i kryeministrit por se LDK-ë ia vuri rrëshqitëset në këmbë dhe e
hodhi në fushë me akull. LDK –ë nuk do të bënte koalicion me LVV shkaku se ka
frikë nga ndërkombëtarët . Prandaj , përralla janë pohimet e LDKë-së dhe shën
Isait se i fali të gjitha sulmet dhe fyerje që iu bënë vetëm për shkak të
Kosovës. Po Isaja kurrë nuk ia fali Fatmir Sejdiut e po ia falë Albin Kurtit.
Shiheni çka i bëri Ismet Beqirit , politikisht dhe institucionalisht e
masakroi. Albin Kurti , sipas bindjes sime nuk është i korruptuar në asnjë
aspekt , është i guximshëm dhe atdhetar. Në rrethana normale do të ishte në
gjendje ta luftonte korrupsionin , pa
asnjë kompromis. Në rretahat aktuale po premton diçka që , as nuk do ta ketë
rastin ta bëjë e as nuk do ta bëjë. Prandaj nuk duhet ta përdorë fjalorin e
dhunshëm . Lista e LVV ka mundur të jetë më e mirë dhe më përfaqësuese . Koha
nuk po punon kundër që Albin Kurti ta
udhëheqë qeverinë , jo se nuk ka kapacitet por se kapacitetet ndërkombëtare ,
bisedimet me Serbinë janë kundër. Për këtë dëshmitarë i kam ; Donald Trampin ,
Metju Pallmer , senatorët dhe ambasadorët e këtij shteti .
- AAK dhe PSD : Ramushi e ka shtuar votat për AAK-në . PSD nuk i
sjell vota përveç se do të bëhet barrë për AAK-në. Në këtë rast fitues më i
madh është PSD. Shpend Ahmeti , si kryeparë i PSD –së do të ndjehet shumë rehat
kur të vendoset në strajcën e “ kengurit “ Ramush Haradinaj ku do të ketë
siguri dhe ngrohtësi prindërore . Ky
koalicion , pavarësisht sa vota i fiton do të jetë në përbërje të një
koalicioni të gjerë , pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Për këtë dëshmitarë i
kam ; Donald Trampin , Metju Pallmerin dhe ambasadorët dhe senatorët e shtetit
ku të gjithë shtatesait janë Zeus për shtetet tjera.
- NISMA dhe AKR-ë: Nisma për Kosovën , nëse e kalon pragun
zgjedhor , do të bëhet pjesë e një koalicioni të gjerë. Fatmir Limaj , më së
miri ka kapur porosinë e Trampit dhe shoqërisë , po kërkon konsensus të gjerë
për bisedime me Serbinë. Po të garonte e vetme në zgjedhje Nisma për Kosovën
besoj se pa asnjë problem do ta kalonte pragun zgjedhor. Kështu , me
legalizuesin e prostitucionit njerëzorë , kombëtarë , politik dhe sidomos
diplomatik , si partner i koalicionit , e ka vënë në dyshim kalueshmërinë dhe
një 2 –shë ( mjaftueshëm ) për kalim të pragut zgjedhor . Duket se Nisma , nga
paniku , për mua krejtësisht i panevojshëm
se nuk do ta kalojë pragun zgjedhorë u lidhë me një shtëpi publike
politike. Nëse e kalon pragun , do të bëhet pjesë e koalicionit të gjerë në ekipazhin
e Ttanikut , në bisedime me Serbinë . Dëshmitarë janë ; Donald Tramp , Metju
Pallmer , senatorët dhe ambasadorët e këtij shteti .
- Partia Euroatlantike e Kosovës : Doli si parti e fortë , me ambicie të
mëdha . I pësoi disa goditje të pariparueshme dhe të papërballueshme edhe për një parti tradicionale dhe të
strukturuar mirë. Së pari nga kjo parti u largua …Demolli , nuk po më
kujtohet as emri. Ai jo vetëm që u largua por e kërcënpoi PEK-un me
kërcënime të cilat dolën të jenë “ fendë
e arushës “. Goditjen nukleare e pësoi pasi PDK përmes forcës që e bënë fuqinë
ia mori kandidatin për deputet …. Leonora Jakupin. Jo more më duket se kishte
tjetër emër por se nuk po më kujtohet , për momentin.
Ftonjtë
e Trampit dhe dhëmbët social të Dudies : Kur ishim fëmijë tezet na dërgonin gurabija
për të cilat gëzoheshim shum. Tash , Donald Tramp , përmes Metju Pallmer ,
senatorëve dhe ambasadorëve po na dërgon një meny me vetëm një artikull ,
ftonjtë apo bisedimet me Serbinë. Lereni liuftën kundër korrupsionit dhe krimit
të organizuar . Kush ulet në këtë tryezë
me vetëm një artikull , për të mbijetuar dhe për të jetuar duhet t’i hajë këta
ftonjë e që nënkupton dhëmbët e mpirë. Nga kjo mund të shpëtojë vetëm Dudia ,
me dhëmbë socialë dhe me një kusht ; nëse është opozitë e bisedimeve .