Partia Fjala përmes një komunikate për medie ka kujtuar 22-vjetori e Epopesë së UÇK-së.
Sipas kësaj partie Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Partia FJALA kujton me respekt dhe krenari veprat dhe sakrificën e Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari që luftuan dhe u sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Jeta dhe vepra e tyre duhet të jenë shembulltyrë për gjithë neve dhe gjithë brezat që do të vijnë.
Ata kanë bërë atë çka askush deri më tash nuk ka bërë, ata e deshën Kosovën më shumë se jetën.
Dhe ne duke i dashur dhe nderuar ata, do ta duam dhe do ta nderojmë Kosovën.