Partia FJALA sot në Podujevë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Podujevë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Podujevës në krye me burrin e madh, herojin Zahir Pajazitin, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.
Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputetë nga Podujeva: Xhevdet Maloku – magjistër i ekonomisë; Driton Rexhepi – jurist dhe Faruk Aliu- ekonomist.
Kandidati për deputet nga Podujeva, Xhevdet Maloku, u shpreh se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik i vendit.