Fjalët e fundit të Khashoggit sipas CNN: Nuk marr dot frymë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Fjalët e fundit të Jamal Khashoggit, shtetasi saudit i vrarë më 2 tetor në Stamboll ishin: “Nuk mund të marrë fyrmë”, raportoi të dielën CNN duke cituar një burim i cili pohon se ka lexuar transkriptimin e regjistrimit audio të vrasjes.

Burimi, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur nga CNN, deklaroi për televizionin amerikan se transkriptimin i regjistrimit audio tregon se vrasja e gazetarit saudit ishte e paramenduar dhe se disa biseda telefonike ishin bërë gjatë vrasjes për të përshkruar ecurinë e operacionit, kryer në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas CNN, zyrtarë turq vlerësojnë se këto telefonata ishin kryer në adresë të zyrtarëve të lartë sauditë në Riad.

Jamal Khashoggi, një anëtar i elitës saudite i kthyer në zë kritik ndaj princit të kurorës Mohammed ben Salmane, me banim në SHBA ku shkruante artikuj për “Washington Post’’.

Ai u vra më 2 tetor pak pasi hyri në konsullatën saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme