Fjalët e fundit të studentit që iku nga lufta në Siri dhe vdiq nga zjarri në Londër

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 19:00 | Nga

Viktima e parë e tragjedisë në pallatin 23 katesh në “Grenfell Tower” është një refugjat sirian, i cili i bëri telefonatën e fundit për një mik, duke i thënë atij se “zjarri është këtu”.

Mohammed Al Haj Ali mendoi se kishte gjetur siguri për të vijuar jetën pas luftës së gjatë siriane në një apartament në Perëndim të Londrës, ku ndodhet edhe vëllai i tij Omar.

Pas një përpjekjeje të dështuar për arratisjen, studenti 23 vjeçar i inxhinierisë u kthye në banesën e tij në katin e 14’të ku ishte bllokuar për dy orë, duke telefonuar të afërmit e tij dhe miqtë në Siri për zjarrin.

“Zjarri tani është këtu. Lamtumirë”, ka thënë studenti.

Muhamedi ishte përpjekur të ikte nga ferri i flakëve bashkë me vëllanë e tij, por të dy u ndanë në shkallët e ndërtesës, raporton The Telegraph.

Besohet se ai u mbyt nga tymi.

“Muhamedi ndërmori një udhëtim të rrezikshëm për të ikur nga lufta dhe vdekja në Siri. Muhamedi erdhi në këtë vend për siguri dhe Britania e Madhe dështoi ta mbronte atë. Ne kërkojmë që të bëhet një hetim i plotë për rregullat e ndërtimit”, thuhet në një deklaratë të “Syrian Solidarity”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme