Tiemoue Bakayoko ka folur fjalë të mëdha pas prezantimit si futbollist i Chelseat.
Chelsea e ka zyrtarizuar sot (e shtunë) mesfushorin francez, transferimi i të cilit nga Monaco i ka kushtuar plot 40 milionë funte.
Me tu prezantuar si futbollist i Bluve, Bakayoko ka theksuar se ky klub është ai që e ka dashur nga fëmijëria, teksa mezi pret të punoj me trajnerin Antonio Conte dhe bashkëlojtarët e rinj.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që bashkohem me këtë ekip të madh. Unë jam rritur duke shikuar Chelsean”, ka thënë fillimisht Bakayoko.
“Nënshkrimi me Chelsean ishte gjëja më e mirë për mua, sepse është një klub që e kam dashur që në fëmijërinë time”.
“Unë tani mezi pres që të evoluoj nën drejtimin e këtij trajner fantastik dhe të takohem me shumë bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm”, përfundoi mesfushori francez.
Ndryshe, Bakayoko ka zgjedhur fanellën me numër 14, numër që e ka mbajtur edhe te Monaco, ndërsa te Chelsea së fundmi është mbajtur nga gjermani Andrea Schurrle.