Florent Hadergjonaj është zyrtarizuar si lojtar i Kasimpasas në Superligën e Turqisë, ku do të luajë në huazim për gjashtë muaj.
Ai ka folur për disa gjëra, duke nënvizuar edhe bisedën me Loret Sadikun. Hadergjonaj u shpreh i lumtur me kalimin te klubi nga Stambolli.
“Faleminderit për mikpritjen tuaj. Që prej fillimit kur i kemi nisur bisedimet, kam qenë rehat. Ishte një procedurë e gjatë, por tani gjithçka është mirë”.
“Jam i lumtur që kam ardhur këtu me realizimin e transferimit. Kjo është hera ime e parë që ndodhem në Stamboll si futbollist. Stambolli është një qytet i jashtëzakonshëm dhe shpresoj se do ta vizitoj më mirë”.
“Kam folur me disa shokë që e njohin këtë kampionat si dhe me Loret Sadikun, i cili kishte vetëm fjalë të mira. Tani, jam i lumtur”, tregon më tej Hadergjonaj.