Ralf Rangnick është zotuar se do të bëjë përpjekje të mëdha për ta bërë të suksesshëm këtë sezon për Manchester Unitedin, pasi u emërua në rolin e trajnerit të përkohshëm të djajve të kuq.
Gjermani 63-vjeçar do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili u shkarkua më 21 nëntor pas humbjes turpëruese ndaj Watfordit, raporton Gazeta Express.
Rangnick u larguar nga posti i shefit të sportit dhe zhvillimit në klubin rus Lomotiv Moscow për t’iu bashkuar Unitedit.
Duke folur për uebsajtin e Unitedit, Rangnick tha: “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Manchester Unitedit dhe i përqendruar për ta bërë të suksesshëm këtë sezon”.
Ai shtoi: “Ekipi është i mbushur me talente dhe ka baraspeshë të madhe të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë t’i ndihmoj këta lojtarë ta përmbushin potencialin e tyre, individualisht dhe ç’është më e rëndësishmja si ekip”.
Pas përfundimit të këtij sezoni, Rangnick do të mbetet në United por në rolin e këshilltarit për dy sezonet vijuese.
Ndeshja e parë e tij në stolin e Unitedit mund të jetë kundër Arsenalit në Premierligë më 2 dhjetor, nëse deri atëherë i lëshohet viza e punës.