Fjalët prekëse të imamit në varrimin e Eldion Kelmendit: Të jemi më të kujdesshëm në komunikacion

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë të pranishmit, raporton Ekonomia Online.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për më shumë kujdes në komunikacion dhe për reflektim të thellë pas kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.

“Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.

Ceremonia u mbajt në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan të qytetit të Pejës, ku shumë qytetarë ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Të ngjashme