Fjalimi i parë i Kurtit si kryeministër: Sot po e hapim një kapitull të ri

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 18:14 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria Kurti është votuar me 66 vot të deputetëve, ndërsa 10 kanë abstenuar, raporton Ekonomia Online.

Menjëherë pas zgjedhjes në krye të qeverisë, Kurti është betuar dhe më pas ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

“Ne anëtarët e qeverisë së Republikës së Kosovës, të zgjedhur betohemi selomnisht që me përgjegjësi përkushtim do t’i kryejmë të gjitha detyrat sipas mandatit të dhënë nga kuvendi duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës normat ndërkombëtarë, në interes të arsimit,..,, në interes të qytetarëve të republikës së Kosovës, betohem”

Kurti në fjalimin si kryeministër tha se sot hapet një kapitull i ri për popullin e Kosovës.

Ai u zotua se do të punojë në të mriz qytetarëe.

“Sot po e hapim një kapitull të ri, ajo qe ngjante e pamundur ishte ashtu vetëm në dukje një popull që refuzon nënshtrimin e bënë ndryshimin. Populli nuk ka duruar sundues të jashtëm por as sundimtar të përjetshëm, Sot nuk ka dituar VV dhe LDK , kanë fituar qytetarët e Kosovës që sa herë janë përballur me padrejtësi janë ngritur, sot pushtetin e ka fituar populli se ati i takon. Ne jemi vetëm kalimtarë që punojmë me popullin e për popullin”.

“Zotohem se do të jem kryeministër i të gjithëve, do të dëgjojë zërin e secilit.  Sot fillon rruga jonë e punës se madhe për të sjellë ndryshimin, përfundon mënyra e të bërit politikë.  Ftoj të gjithë punonjësit të bëhen pjesë e shteti të së drejtës, pasi sot ka një lidership të ri që konsideron aleat të gjithë ata që denoncojnë”, tha ai

Të ngjashme