Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në 11:30 do ta mbajë një fjalim në Parlamentin Europian.
Osmani shkroi në Facebook se do të flasë për të arriturat e Kosovës dhe “të ardhmen evropiane të vendit tonë”.
“Sot, në orën 11:30, do t’i adresohem Parlamentit Evropian lidhur me të arriturat e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shkroi ajo.
“Fjalimin mund ta ndiqni live këtu në Facebook dhe në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian”, shtoi presidentja.