Është varrosur regjisorja Arzana Kraja e cila dje u gjet e vdekur në banesën e saj.
Në varrimin e saj morën pjesë shumë miq, kolegë, familjarë e personalitete tjera të kulturës, artit dhe politikës.
Por, një fjalim emocionues për regjisoren Arzana Kraja, e ka mbajtur aktorja Teuta Krasniqi.
“Lajmi për ikjen tënde na ka lënë pa fjalë, ashtu siç na ke lënë pa fjalë me artin tënd. Të gjithë ne që të njohëm na dhe shumë nga mirësia, dashuria, guximi dhe dija. Kishe ende shumë për të dhënë”, tha ndër tjera aktorja Krasniqi