Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në fjalimin vjetor të presidentes Osmani.
Ata tashmë veçse kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojnë seancën.
Këto dy parti nuk kishin marrë pjesë në seancën ku Osmani kishte mbajtur fjalimin vjetor as vitin e kaluar.