Mediat lokale në Junik raportuan për shoqërimin në stacionin policor të kandidati për asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje Florim Shala dhe të komisionerit Arsim Miroci.
Lajmin se personat e cekur më lartë janë shoqëruar në polici zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se pas intervistimit personat në fjalë janë intervistuar nga policia më pas janë liruar.
“Pas shoqërimit në stacionin policor dhe pas intervistimit, është konstatuar se s’ka elemente të vepres penale. Rasti është proceduar si prishje e rendit dhe qetesise publike”, us hpreh Nikçi.
Express ka siguruar video nga momenti kur këta persona fjalosen mes vete në një qendër të votimit.