FKEE fton përfituesit e thirrjes “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit” të aplikojnë për disbursim

Prishtinë | 29 Kor 2024 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton të gjithë përfituesit e thirrjes “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, që kanë kryer punimet dhe nuk kanë aplikuar ende, se duhet dorëzojnë dokumentet për disbursim deri më datën 31.07.2024.

Dokumentet për disbursim janë si më poshtë dhe duhet të dorëzohen vetëm në emailin [email protected].

– Formulari i nënshkruar për rimbursim (https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/);

-Kopja e Letrës së para-aprovimit e nënshkruar;

-Kopja e letërnjoftimit (nr. personal);

-Konfirmim nga banka i llogarisë bankare ose kopja e kartelës bankare (faqja e parë);

-Faturat për punimet e kryera (faturat në emër të përfituesit);

-Kopja e pagesave të kryera përmes bankës (transaksionet bankare) për të gjitha faturat;

-Plotësimi i shtojcave të marrëveshjes e nënshkruar nga punëkryesi dhe përfituesi;

-Marrëveshja me punëkryesin për të gjitha punimet, kur kompania i ka blerë edhe materialet, edhe i ka kryer punimet (nëse ka).

“Për arsye të respektimit të afateve të vendosura në vendimin e Bordit të FKEE-së, të datës 07.02.2024 me nr. protokolli 247/2024, çdo aplikim pas 31.07.2024 nuk do të shqyrtohet nga FKEE”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme