Ajo prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se ka ndërruar tërësisht stilin e jetesës.
Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.
Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë.
Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.
Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.
Megjithëse shquhet për guximin dhe eksperimentimin me flokë, 31 vjeçarja asnjëherë nuk është shfaqur e tillë.