Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo prej vitesh është zhvendosur në Amerikë ku së fundmi u tha se ka nisur procedurat për të rregulluar dokumentacionin për të marrë nënshtetësinë Amerikane.
Por, fansave të saj të shumtë ajo po iu qëndron me poza të ndryshme dhe provokuese, ashtu siç ka vepruar edhe këtë herë.
Flaka ka mahnitur me imazhet në të cilat ka sfiduar temperatura e ulëta, teksa pozoi e veshur vetëm në bikini në mes të borës.
Këngëtarja nga Gjakova shihet e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe një palë çizme, ndërsa nuk munguan as komentet e shumta.
“Do të jetë stuhi nesër”, ka shkruar Flaka në mbishkrimin e fotografive.
Ndryshe, këngëtarja ka kohë që është distancuar nga angazhimet profesionale dhe nuk dihet nëse është në përgatitje të ndonjë projekti muzikor.