Flaka Loxha ka shënuar fitore në rrethin e parë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja kosovare fitoi me IPPON ndaj bullgares, Snezhana Gramatikova, shkruan Gazeta Express.
Loxha e administroi meçin dhe arriti shumë shpejt ta përfundonte atë me një IPPON.
Në rrethin e dytë, ajo do të takohet me xhudisten polake, Julia Kowalczyk.
Po ashtu në rrethin e dytë është edhe Distria Krasniqi, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë.