Flaka Loxha e nis me fitore, Muminoviq prek çerekfinalen në Zagreb

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq kanë triumfuar në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Flaka Loxha e ka nisur me fitore aventurën në Zagreb.
\

Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi britaniken, Stephani, Walker.

Ajo në rrethin tjetër do të ketë punë me Daniele Badura, raporton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq është kualifikuar në çerekfinale në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ajo e eliminoi që në rrethin e parë spanjollen, Patricia Martin Gallardo, kurse në të dytën u përball me rumunen, Elena Stere. Edhe në këtë luftë, Erza fitoi me ippon.

Në çerekfinale, në kategorinë 52 kg, ajo do të përballet me italianen, Kenye Perna.

Të ngjashme