Flaka Loxha i ka thënë lamtumirë Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portgalisë.
Xhudistja nga Kosova u eliminua që në rundin e parë.
Ajo u mposht nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.
Gjatë ditës së sotme do të ndeshen edhe Distria Krasniqi e Nora Gjakova, derisa të shtunën ndeshen Akil Gjakova (-73kg), Laura Fazliu (-63kg) kurse të dielën ndeshet Loriana Kuka (-78kg).