Flaka Loxha sjell medaljen e radhës për Kosovën

Prishtinë | 11 Shk 2023 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Në Ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike, sot në Sofje u mbajt gara e radhës.

Flaka Loxha 57 kg e argjendtë dhe tashmë ajo ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për të rritura.

Shënoi tri fitore por humbi në finale kundër bullgares Ilieva.

Në finale si duket e penalizoi fakti që kishte siguruar medalje dhe nuk dha maksimumin e saj.

E veçanta e kësaj gare është performansa e Dardanit!

Ai me 19 vjet sot luftoj si luan dhe shënoi tri fitore e duke humbur në luftë për medalje, por potenciali i tij po vjen dita ditës,

Plasmani i tij vendi i 5 shënoi pikët e para Olimpike në karrieren e tij.

Mposhti një malazezin, armenin dhe rumunin Sulca – ky i fundit kampion botëror e evropian për U21.

Dardan Cena garoi në 73 kg

Dëbora Gjakova pësoi në xhiron e parë dhe duhet ende punë e përkushtim për këtë nivel.

Nesër garon Shpat Zeka në kategorinë 100 kg

Të ngjashme