Publicistja Flaka Surroi ka shkruar në Facebook se Qeveria Haradinaj po krijohet nga 24 subjekte politike, por sërish nuk do të jetë stabile.
“Ja kush e formon Qeverinë e re ‘stabile’ të Kosovës, me 63 ose 64 vota”, ka shkruar ajo, ndërsa ka radhitur listën e “partive”.
Në mesin e tyre, ajo ka përfshirë edhe LDK-në, meqë një deputete (Teuta Rugova) pritet ta votojë qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.