Flakët dalin jashtë kontrollit pranë QSUT, ndërhyn “Mbrojtja” me helikopter

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e një pallati pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse.

Një helikopter i është bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve, duke hedhur ujë nga ajri për të ndihmuar ekipet në terren në vënien nën kontroll të zjarrit.

Ndërkohë, 5 persona janë paraqitur pranë QSUT për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar asfiksi nga tymi. Raportohet se mes të lënduarve janë 3 zjarrfikës dhe 2 qytetarë.

Sipas A2 CNN, situata mbetet shqetësuese, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në godinë. Katet më të prekura nga zjarri janë i katërti, i pesti dhe i gjashti, ku gjithçka është shkrumbuar.

Të ngjashme